Edona James është akoma e revoltuar pas nominimeve që u bënë të hënën në Big Brother VIP Kosova 2.

Transgjinores nga Suhareka i ngeli hatri veçanërisht nga disa banorë, të cilët i konsideroi miq.


Bëhet fjalë për Bleron, Shqipe Hysenajn dhe Blerandon, që nuk e shpëtuan nga zinxhiri i nominimeve.

Screenshot 13 23 Foto: Screenshot/YouTube

E ajo iu rikthye sërish kësaj teme duke thënë që do t’ia kthejë këtë, pasi ndihej akoma e nervozuar.

Teksa po fliste me Shqipen, ajo iu drejtua: “Do të iu ha të gjithëve, sidomos ty”.

Screenshot 14 23 Foto: Screenshot/YouTube

Edona shkoi në nominim së bashku me Lumbardhin, Lindën, Albyn, Vesën dhe Monika Salihun.

Njëri nga ta pritet të lërë garën të premten dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/