Tiranë, nis takimi i Mini Shengenit ballkanik, diskutime me dyer të mbyllura

Pavarësisht se Gjukanoviq është ulur në tryezë me homologun Vuçiqin dhe kryeministrat Rama dhe Zaev, ende nuk ka një njoftim zyrtar se Mali i Zi i është bashkuar zyrtarisht Mini Shengenit ballkanik.
Liderët do të diskutojnë për hapat e mëtejshëm të thellimit të bashkëpunimit midis vendeve, kryesisht në fushën ekonomike dhe lëvizjen e lirë.
Ashtu si në dy takimet e mëparshme, Kosova nuk është bërë pjesë e takimit. Edhe Bosnje-Hercegovina, e cila u prezantua në takimin e Ohrit në nivel ministri, nuk merr pjesë sot në takimin e Tiranës.
Rama, Vuçiq, Zaev dhe Gjukanoviq kanë mbi tavolinë një dokument pune ku janë duke u disktuar, lëvizja e lirë e njerëzve dhe shërbimeve dhe mallrave.
Po ashtu pritet të nënshkruhet një prootokoll bashkëpunimi për emergjencat civile.
Po ashtu është duke u diskutuar dhe për investimet.
Në foton familjare të liderve të Ballkanit Perëndimor ishin edhe Mateo Rivellini nga Banka Evropiane e Investimeve, Linda van Gelder nga Banka Botërore si dhe Genoveva Ruiz Kavalera, drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian. /tch/





















































