LAJMI I FUNDIT:

Tirana turistike, një destinacion që po rrit interesin e të huajve

Tirana turistike, një destinacion që po rrit interesin e të huajve

Në këto ditë të nxehta gushti, kur Tirana boshatiset nga qytetarët e saj, vendin e tyre duket se e kanë zënë turistët.

Vendet nga të cilat vijnë janë të ndryshme, madje kohët e fundit harta është zgjeruar edhe me shtete si Brazili, Zelanda e Re apo vendet aziatike.

Ekspertët e turizmit shprehen se, asetet turistike janë një pikë e fortë e kryeqytetit qe po punohet për t’i promovuar fortë ato.


Ura e Tabakëve, Kalaja e Tiranës që është pjesë e kujtesës historike të kryeqytetit; Mozaiku i periudhës romake, evidenca më e vjetër, Pazari i ri, që po restaurohet dhe kulla e Sahatit, po vizitohen si rrallë herë këtë sezon nga turistët e huaj.

Promovimi i këtyre aseteve po krijon një itinerar kulturor, që lidh të gjitha kalatë dhe vendet historike duke nisur nga sinjalistika me harta apo tabela, e deri në rikonsktruksionin e mjedisit ku ndodhen këto objekte.

Një nga monumente historike me shumë vlera kulturore për kryeqytetin është Kulla e Sahatit. Ky monument kulture i kategorisë së parë është ndërtuar në vitin 1840, një atraksion turistik, i cili pas restaurimit në qershor të këtij viti, po ngjall gjithnjë e më shumë interes.

Por interesi i vizitorëve të shumtë që po mbushin çdo ditë e më shumë rrugët e Tiranës, ka qenë shumë i madh, si për Kullën e Sahatit ashtu edhe për muzeun. Të dy këto objekte interesin e kanë pasur gjithnjë të madh, por pas restaurimit është vënë re që rritja është shumë më e madhe, edhe për shqiptarët edhe për të huajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori