Site icon Telegrafi

As Tirana nuk e bashkoi politikën për Demarkacionin (Video)

Demarkacioni vazhdon të jetë një çështje që nuk i bashkon partitë politike të Kosovës, pavarësisht takimeve në formate të ndryshme.

Me ndërmjetësimin e Naim Rashitit nga Grupi Ballkanik, takimi më i fundit i pozitës e opozitës u zhvillua pa praninë e ndërkombëtarëve në Tiranë.

Rashiti është shprehur për Tribuna Channel se ky takim ishte në nivel nënkryetarësh dhe si temë kryesore ishte dialogu i brendshëm dhe çështjet nacionale.

E megjithatë ai ka pranuar se qëndrimet për demarkacionin vazhdojnë të jenë të largëta.

Exit mobile version