Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke bërë përgatitjet për të pritur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në vigjilje të takimit të tyre në kuadër të iniciativës për “Open Balkan”.

Qyteti i Tiranës të hënën është parë i dekoruar me flamur të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.


Sot dhe nesër në Tiranë zhvillohet takimi i radhës për “Ballkanin e Hapur”, me praninë e tre liderëve, Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit.

Sipas agjendës të cilën e kanë bërë të ditur mediat në Shqipëri, thuhet se sonte në orën 19:00 kryeministri Edi Rama do të shtrojë një darkë zyrtare për Vuçiqin dhe Zaevin. Ndërkaq për nesër në orën 13:00 është paraparë një konferencë e përbashkët e të tre liderëve, ku pastaj do të kenë edhe një drekë zyrtare.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka njoftuar se do ta kundërshtojnë këtë takim me një protestë sot nga ora 16:00, që do të nisë nga selia e Partisë Demokratike drejt Zyrës së Kryeministrit në kryeqytetin e Shqipërisë.

Untitled design 19  1

Më poshtë agjenda dy ditore e takimeve në kuadër të “Open Balkan”: DATA 20 DHJETOR 18.30 – Mbërritja në Elbasan 19.00 – Darka zyrtare e delegacionit Të pranishëm në këtë darkë zyrtare janë Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Agrokulturës së Serbisë, Branislav Nedimoviq, Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, Trajan Dimkovski Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez Kryetarja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Maqedonisë së Veriut, Antoni Peshev Këshilltar i Lartë në Këshillin Atlantik, Jim O’Brien Zëvendëskryetari i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, Alex Soros DATA 21 DHJETOR 09.00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave (mundësi foto) 09.05 – Takimi i 3 drejtuesve (Në Pallatin e Brigadave) Kryeministri Edi Rama, president ii Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev 09.30 – Seancë Plenare I pari që merr fjalën: Kryeministri Edi Rama Presidenti serb, Aleksandar Vuçi q Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikiq Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjshek Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë: Ines Muçostepa, Antoni Peshev, 10.30 – Pushim 10.45 – Diskutimi i liderëve mbi Axhendën e Ardhshme për Ballkanin e Hapur 11.30 – Ceremonia e nënshkrimit 1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. 2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. 3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor. 4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS). 5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS). 12.00 – Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal Paneli: Edi Rama, Prime Minister of the Republic of Albania Ministria e Financave, Delina Ibrahimaj Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca Presidenti serb, Aleksandar Vuçi q Branislav Nedimoviq Siniša Mali Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev Dimitar Kovacevski Trajan Dimkovski Ines Muçostepa Në seancë marrin pjesë edhe: Kryetarët e dhomave të tregtisë + 5 përfaqësues të agrobiznesit 13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve të Iniciativës Ballkanike të Hapur 14.00 – Dreka zyrtare 16.00 – Nisja e delegacioneve. /Telegrafi/