LAJMI I FUNDIT:

Tipare dalluese për një pamje ekstravagante

Tipare dalluese për një pamje ekstravagante

Grimi, sugjerojnë estetët, është mundësi e përkryer për të shprehur kreativitetin tuaj dhe aftësitë artistike, ndërsa në të njëjtën kohë mbeteni trend.

Gjëja më e rëndësishme është të dini se çfarë i përshtatet fytyrës tuaj dhe me cilin lloj të grimit ndjeheni më mirë, transmeton Telegrafi.

Theksoni hijezimet


Përdor hijezues dhe pudër të shndritshme me doza të vogla. Zgjidh të bardhën nëse ke lëkurë të çelët, fildishin nëse e ke të errët dhe aplikoje në zonën poshtë vetullave dhe në mollëza.

Super nxirje

Shfrytëzo pluhurat për nxirje në mënyrë strategjike. Penelat të lehtë në hundë, mollëza dhe mjekër, ku dielli zakonisht godet me më shumë energji. Nëse ke dyshime për nuancën e duhur, zgjidh një produkt dyngjyrësh. Lëkura do errësohet dalëngadalë, pa u bërë si njollë.

Përdor dy lloje rimelesh

Para se të lyesh qerpikët, pastro mirë furçën me një pecetë të zhytur në detergjent pastrues për grimin. Pastaj përdor dy lloje rimelesh: një volumizues, për të krehur zig-zag rrënjët (mjafton një kalim) dhe një zgjatues për të harkuar majat nga jashtë.

Truko defektet

Syno kompaktësinë e epidermës, më shumë se ngjyrën e lëkurës. Krijo një bazë fluide, transparente dhe me shkëlqim. Duke i shmangur papërsosmëritë.

Buzë të llangosura

Zbuti buzët me një dozë të plotë gjalpë kakaoje, pastaj tamponoje mirë dhe më pas vendos një shtresë të hollë buzëkuqi krem.

Buzë me laps

Ka perënduar koha e lapsit kaf, që çdo vajzë e mbante në çantë si produktin më të çmuar të grimit. Por edhe peneli është shumë i lodhshëm. Më mirë lyej gishtin tek buzëkuqi dhe pastaj kaloje mbi buzë. Mbi të vendos një shkëlqyes me të njëjtën ngjyrë.

Vetulla të trasha

Zgjidh laps ngjyrë kafe dhe kurrë të zi (ka efekt jonatyral), me majë jo shumë të fortë, që “shkruan” pak, as shumë të butë (mund të lërë njollë). Fortësia e duhur? Ajo e lapsit penel.

Hiq dorë nga efekti ‘smoky eyes’

Zëvendësoje të zezën me tone kaki, kafe ose gri. Në vend të lapsit, përdor hijezues në formë kremi, shumë të lehta për t’u përhapur me gisht. /Telegrafi/