Cádiz-Barcelona u ndërpre për shkak të një urgjence mjekësore që ndodhi në tribunat e stadiumit “Nuevo Mirandilla”.

Ishte minuta e 80-të e ndeshjes kur gjyqtari Del Cerro Grande ndërpreu lojën për shkak se një shikues pësoi një problem që me kalimin e minutave u zbulua se ishte i karakterit kardiak, konkretisht një atak në zemër.


Portieri i Cadiz, Ledesma mori nga bankina e Barçës, një defibrilator dhe e gjuajti në tribuna ku tifozi i prekur iu nënshtrua masazhit kardiak.

Screenshot 8 10

Pamjet ishin të të tensionuara, me lojtarët, trajnerët dhe ekipin e gjyqtarëve në pritje të lajmeve.

Screenshot 6 11

Nervozizmi u rrit në stadium për shkak se një tjetër urgjencë mjekësore ndodhej në zonën e tribunës, ndërsa tifozi që pësoi një atak në zemër pas portës së Ledesma ishte ende duke u trajtuar.

Screenshot 9 10

Kur kishin kaluar 47 minuta nga ndërprerja e lojës, shërbimet e urgjencës evakuuan me barelë tifozin që pësoi infarkt./Telegrafi/

telegrafi sport app