Tifozët ultras të Interit me baner mbështetës për Handanovicin pas kritikave ndaj tij

Ultrasit e Interit e kanë vendosur një baner në afërsi të Stadio Giuseppe Meazza në mbështetje të kapitenit të tyre, Samir Handanovic, i cili është kritikuar pas barazimit (2-2) ndaj Atalantas.
Portieri slloven është konsideruar fajtor për humbjen dhe reagimet jo të duhura në momentet e golave të pranuar.
Mediat italiane dhe shumë tifozë e kanë kritikuar ashpër 37-vjeçarin, megjithatë një grup i ultrasve të klubit kanë shprehur dashamirësi për veteranin.
“Kokën lartë dhe gjoksin përpara Samir, (Curva) Nord është me ty”, ishte mbishkrimi i banerit.
Handanovic është pjesë e Interit nga vitit 2012 kur iu bashkua nga Udinese dhe ka regjistruar 396 paraqitje me kamponin e Italisë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































