Ngjashëm si të gjithë tifozët tjerë, edhe ata të Uellsit nuk kanë kaluar aspak mirë në Beograd.

Kombëtarja uellsiane ishte në kryeqytetin serb për të zhvilluar ndeshjen kualifikuese për ‘Rusia 2018’ në kuadër të Grupit D ndaj Serbisë.


ant

Mirëpo, në momentin e golit të mysafirëve – që ishte një Panenka e realizuar nga Aaron Ramsey, është dashur të ndërhynte policia për të parandaluar eskalimin e situatës.

ant3

Goli i mesfushorit të Arsenalit ishte si një katalizator për shfaqjen e dhunës nga tifozët vendas, ndërsa në stadium u përhap frika për një konfrontim masiv.

ant1

Tifozët serbë ua kanë rrëmbyer flamujt dhe simbolet mysafirëve uellsianë, ndërsa janë shkëmbyer edhe goditje ndërmjet dy palëve.

ant2

Ka qenë pikërisht në këtë stadium në Beograd (asokohe quhej stadiumi i Yllit të Kuq), kur legjenda çeke, Antonin Panenka, shënoi penaltinë fituese në ‘Euro 1976’ kundër Gjermanisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app