LAJMI I FUNDIT:

Tifozët i kërkojnë Barcelonës që ta shesë yllin e skuadrës që u lëndua së fundmi

Tifozët i kërkojnë Barcelonës që ta shesë yllin e skuadrës që u lëndua së fundmi

Një numër i madh i tifozëve të Barcelonës kanë bërë thirrje që Ronald Araujo të shitet nga klubi pas periudhës kohore që ai duhet të kalojë jashtë fushës shkaku i lëndimit të tij të fundit të pësuar në Kupën e Amerikës, raportojnë AS dhe Diario SPORT.

Për shkak të problemeve të supozuara të gjurit, uruguaiani luajti nën masa mbrojtëse në fund të sezonit 2023/2024 për klubin.

Ai ishte mjaftueshëm i aftë për të shkuar në Kupën e Amerikës dhe për të përfaqësuar Uruguain në Shtetet e Bashkuara, megjithatë, dhe kishte filluar çdo lojë.


I përfshirë në përleshje me shokun e skuadrës së Barçës, Raphinha dhe, siç janë gjërat, një rival i ardhshëm në El Clasico në sulmuesin Endrick, i cili do t’i bashkohet armiqve të betuar të katalanasve, Real Madridit më vonë këtë muaj, Araujo u lëndua në minutën e 33-të dhe më vonë u largua nga fusha e stadiumit “Allegiant” në Las Vegas duke qarë.

Herët të dielën pasdite në Spanjë, korrespondenti i AS’ Barca, Javi Miguel, postoi në Twitter se kishte “ndjenja shumë negative” rreth Araujo, pasi “gjithçka tregon për një lëndim në biceps femoris (në këmbën e tij) të majtë” dhe “midis gjashtë deri në tetë javë”.

Lista me 9 lojtarë që mungojnë te Barcelona për tre derbit parasezonal
Lexo po ashtu Lista me 9 lojtarë që mungojnë te Barcelona për tre derbit parasezonal

Pak orë më vonë, gazetari i SPORT, Toni Juanmarti vuri në dukje informacionin e Javi Miguel dhe tha se skanimet e para në Araujo “tregon për të paktën gjashtë javë jashtë fushe” për 25-vjeçarin.

Një zhvillim i tillë padyshim që do ta gjente Araujon duke humbur fillimin e sezonit të ardhshëm të klubit, i cili në rastin e Barçës fillon më 17 gusht kundër Valencias në Mestalla.

Në mediat sociale, një sërë komentuesish kanë lënë përgjigje në lidhje me pengesën më të fundit të mbrojtësit, duke bërë thirrje që ai të shitet qysh në këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Bayernit gaboi në pasim, Vincent Kompany me reagim të tepruar

Ylli i Bayernit gaboi në pasim, Vincent Kompany me reagim të tepruar

Bundesliga
Arrihet marrëveshja: Marco Reus bëhet me skuadër të re

Arrihet marrëveshja: Marco Reus bëhet me skuadër të re

Ligat tjera
Simeone po e transferon te Atletico sulmuesin që befasoi të gjithë sezonin e kaluar

Simeone po e transferon te Atletico sulmuesin që befasoi të gjithë sezonin e kaluar

La Liga
Hazard emëron lojtarin më të talentuar me të cilin ka luajtur - pak kush e njeh

Hazard emëron lojtarin më të talentuar me të cilin ka luajtur - pak kush e njeh

Premier League
Arabia Saudite ka ndalur shpenzimet: Sa para kanë shpenzuar në këtë afat kalimtar dhe cilët janë emrat që mund të zbarkojnë?

Arabia Saudite ka ndalur shpenzimet: Sa para kanë shpenzuar në këtë afat kalimtar dhe cilët janë emrat që mund të zbarkojnë?

Ndërkombëtare
Mendonit se gjithçka kishte mbaruar me futbollin e kombëtareve? Shikoni cilët yje të futbollit dhe trajnerë me të ardhme luajnë në Lojërat Olimpike të Parisit

Mendonit se gjithçka kishte mbaruar me futbollin e kombëtareve? Shikoni cilët yje të futbollit dhe trajnerë me të ardhme luajnë në Lojërat Olimpike të Parisit

Përfaqësueset
Kalo në kategori