Site icon Telegrafi

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tottenham Hotspur u përkujdes për befasinë e ditës së shtunë në Evropë, duke e mposhtur Manchester Cityn në ‘Etihad Stadium’ me rezultat të thellë 4-0.

Kjo shënon humbjen e pestë radhazi për Pep Guardiolën, gjë që për trajnerin spanjoll ishte hera e parë në karrierë që pëson pesë humbje radhazi.

Spurs e bënë stadiumin Etihad të ndihej si një makth për Cityn, me James Maddison që shënoi dy herë dhe Brennan Johnson dhe Pedro Porro duke realizuar nga një gol tjetër.

Por sigurisht që fundi i ndeshjes ishte edhe më spektakoluar nga tribunat e stadiumit ku qëndronin tifozët e Spurs.

Lexo po ashtu Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thellë në Etihad

Londinezët filluan të tallen me trajnerin e Cityt, Pep Guardiola duke kënduar njëzëri se ai do të shkarkohet nga pozita e trajnerit te City.

“Ti do të shkarkohesh në mëngjes, do të shkarkohesh në mëngjes!”, këndonin tifozët e Spurs.

Vetëm dy ditë më parë Pep Guardiola vazhdoi kontratën me Cityn deri në verën e vitit 2027 duke i qëndruar besnik kampionëve në fuqi të Anglisë.

Megjithatë tani Pep ka një punë të vështirë para vetës për ta këndellur Cityn pas kësaj serie negative të rezultateve. /Telegrafi/

Exit mobile version