Ndeshja e dytë mes Real Madridit dhe Barcelonës e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1 dhe rezultati i kësaj ndeshje është vendimtar, tifozët e Los Blancos kishin përgatitur një koreografi të bukur për të motivuar lojtarët e tyre.


Por, kjo koreografi ishte thumbim edhe për Barçën, të cilët po kalojnë në një formë mjaft të mirë.

Real (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Koreografia ishte e bazuar në lojën kompjuterike "Pac-man", në atë tregoheshin skuadrat që Reali i ka mposhtur për të ardhur deri në gjysmëfinale dhe e radhës ishte Barcelona.

Ndërsa në krye të saj ishte e shkruar: "Të fitojmë" dhe pastaj triumfi në finale në qytetin e Sevillas, më saktë në stadiumin Benito Villamaren.

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë me atë të Real Betis-Valencia.

Barcelona është klubi me më së shumti trofe në këtë garë, plotë 30, ndjekur nga Athletic Bilbao (23), Real Madridi (19) dhe Atletico (10). /Telegrafi/

D0b l0KVYAARpju 1

telegrafi sport app