Tifozët e pyesin për Arsenalin, Eze ‘ngatërron’ rrjetin me reagimin e tij

Tifozët e Arsenalit kanë mbetur të habitur pasi panë reagimin e Eberechi Eze pas pyetjes nëse do t’i bashkohet ‘Topçinjve’.
Eze, i cili shënoi golin vendimtar ndaj Manchester Cityt në finalen e FA Cup për të dhënë titullin e parë të madh për Crystal Palace, u rikthye në ‘Wembley’ të dielën për të ndihmuar ekipin e tij të fitojnë Community Shield ndaj Liverpoolit
Ndeshja përfundoi 2-2 në kohën e rregullt, me golat e Hugo Ekitike dhe Jeremie Frimpong, si dhe ato të Jean‑Philippe Mateta dhe Ismaila Sarr për skuadrën e Oliver Glasner.
Palace fitoi 3-2 pas serisë së penalltive, pavarësisht se Eze e humbi penalltinë, Mo Salah, Alexis Mac Allister dhe Harvey Elliott të gjithë gabuan nga pika e bardhë.
Fund dramatik në 'Wembley': Crystal Palace mposht Liverpoolin dhe shpallet fitues i Community Shield

Por, kur Eze po kthehej në fushë së bashku me shokun e skuadrës me medalje në qafë, ai njohu disa tifozë që po thërrisnin emrin e tij.
Në prani të spekulimeve të fundit, dikush e pyeti: ‘Eze, do t’i bashkohesh Arsenalit?’ dhe tifozët interpretuan buzëqeshjen e tij si sinjal për përfundim të transferimit në ‘Emirates Stadium’.
Arsenal kanë sjellë gjashtë përforcime gjatë kësaj vere, por raportohet se ata ende e ndjekin Eze dhe planifikojnë të kontaktojnë Palace për situatën e tij.
Mendohet se Mikel Arteta ka nevojë për një sulmues të majtë, dhe pasi klauzola e lirimit prej 68 milionësh ka skaduar, Arsenal janë optimistë se mund ta marrin me një çmim më të ulët./Telegrafi/





















































