Tifozët e Arsenalit e panë ekipin e tyre duke lëshuar pikë në një moment kritik të luftës për titull, pasi ‘Topçinjtë’ luajtën baras me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Aston Villas.
Ata patën disa fjalë për trajnerin e tyre Mikel Arteta, për të cilin thanë se ka bërë gabimin më të madh të karrierës së tij gjatë kësaj ndeshje.
Pasi mposhtën Tottenhamin në derbin e Londrës, Arsenali po avanconte me rezultat 2-0 ndaj Aston Villas, falë golave nga Gabriel Martinelli dhe Kai Havertz.
Sidoqoftë, atyre iu shpëtoi fitorja nga duart, pasi mysafirët ia dolën të barazojnë përmes Youri Tielemans dhe Ollie Watkins.
Pas përfundimit të ndeshjes, një numër tifozësh e sulmuan mesfushorin Mikel Arteta, duke menduar se çfarë e shtyu Artetan dhe bordin e klubit ta transferojnë atë nga Real Sociedadi për 31 milionë euro.
Një tifoz shkroi në X: Titulli do të marrë fund nëse nuk fitojmë këtu në shtëpi dhe çfarë mund të prisni nga një trajner që vendos një mesfushor në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe e transferon Merinon dhe jo një sulmues.
Një tifoz i dytë tha: A e ka parë dikush Merinon duke bërë ndonjë ndeshje të mirë ende?
Një i tretë shtroi pyetjen: Çfarë e bindi Artetan që ta transferojë Merinon?
Pas këtij barazimi, Arsenali tashmë është gjashtë pikë mbrapa Liverpoolit në garën për titull dhe të besuarit e Arne Slot kanë një ndeshje më pak të luajtur pasi derbi me Evertonin ishte shtyrë në dhjetor për shkak të kushteve atmosferike./Telegrafi/