A ke para? – Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A ke para? -Po ! Ti je gjithkush, Ti je gjithçka!
“Varfëria është uri. Varfëria është mungesa e një strehe. Varfëria është të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar tek doktori. Varfëria është të mos kesh akses në edukim dhe të mos dish të lexosh. Varfëria është të mos kesh një vend pune dhe të kesh frikë për të ardhmen. ”
Njerëzit kanë nevojë të blejnë ushqim dhe veshmbathje dhe jo të jetojnë nën kthetrat e pamundësisë e varfërisë.
Kjo situatë sjell edhe falimentimin e bizneseve lokale, gjë që do të sjelli rritjen e varfërisë.
Sigurimi social është një mekanizëm ekonomik me anë të të cilit qeveria ofron ndihmë monetare për njerëzit me të ardhura të pamjaftueshme ose pa të ardhura. Çdo njeri si anëtar i shoqërisë ka të drejta ekonomike si: sigurimet shoqërore, ndihma sociale dhe kulturore të nevojshme për të, për dinjitetin dhe zhvillimin e lirë të personalitetit të tij.
Pra, ky sistem është të krijojë një ekonomi të fortë, ku sistemi i sigurisë shërben si një sigurim për mbijetesën e njerëzve dhe të bizneseve.
Gjithashtu u mundëson njerëzve të qënit korrekt e të ndershëm, pasi nuk kanë nevojë të kthehen në kriminel për mbijetesë, ku si njerëzit ashtu edhe kompanitë mund të gjejnë mundësinë për të përballuar kohërat e këqija deri sa të kthehen kohërat e mira.
Pagat në shoqëri duhet të jenë aq të larta, sa jo vetëm që të mbijetojnë, por të jenë më të larta se çdo ndihmesë qe mund të merret.
Ekonomia shqiptare po shkon drejt privatizimit total dhe më e keqja me organizma spekulativ siç janë PPP dhe koncensionet. Resurset janë pasuri kombëtare dhe duhet të përfitojë e gjithë shoqëria, por në të vërtetë pasuron vetëm një grup njerëzish të caktuar. Kjo bën që ne të paguajmë, pa pasur mundësi tjetër, koncensionarëve privatë, ndërkohë që duhet të ishim përfitues. Nafta, mineralet nëntokësore, ujë, e deri tek analizat e gjakut… Të përzgjedhurit i kanë kthyer të mirat dhe shërbimet në monopol ku i bënë automatikisht fitues dhe të mbrojtur nga konkurrenca.
Unë do të sugjeroja dhe do të dëshiroja një organizim ekonomik e sistem shpërndarje disi më ndryshe nga ai i sotmi. Fitues dhe të mbrojtur duhet të ndihen dhe qytetarët e thjeshtë.
Sugjerimet: Zhvillimi i një ekonomie mikse, me elementë të ekonomisë së tregut dhe asaj të centralizuar (planifikuar). Koncepti i ekonomisë së përzier u aplikua gjatë Luftës së Ftohtë, ne disa shtete, dhe sot po aplikohet me shumë sukses në Evropë.
Ekonomia e përzier është një sistem ekonomik që në thelb ka ekonominë e tregut, por edhe shteti gjithashtu zotëron kapitale dhe është operator në prodhim. Për disa sektorë dhe industri, shteti mund të zotërojë ose investojë, dhe rregullon tregun me politika, me taksat dhe ligjet. Vendet që kryesisht quhen ekonomi të përziera sot janë edhe vendet nordike. Avantazhi më i madh i shtetit që ndikon në një pjesë të ekonomisë është se garanton siguri më të madhe ekonomike dhe sociale për individin. Pa ndikimin e politikave qeverisëse dhe mungesa e konkurrencës çojnë në rritjen e pakontrolluar të çmimeve dhe nganjëherë edhe efikasitet më të ulët.
Taksat e larta zakonisht shihen si një nga disavantazhet që vijnë me ekonominë e përzier siç vihet re në vendet nordike. Në të njëjtën kohë, taksat më të larta garantojnë gjithashtu një siguri më të madhe për menaxhimin e mirë në investimet në sektorë jetikë të qytetarëve, siç janë shkollat, shëndetësia dhe kujdesi, shembuj të sektorëve që kontrollohen dhe rregullohen nga shteti.
Në një ekonomi të përzier ekzistojnë mundësi për funksionim ligjesh, që mbrojnë individin, siç janë mbrojtja e punësimit, ligjet e mjedisit të punës, përfitimet e papunësisë dhe përfitimet sociale etj. Sidoqoftë shpesh, mund të shihet se në një ekonomi të përzier ka kosto të tepërta dhe shfaqen mangësi menaxhimi, në industritë që kontrollohen nga ekonomia e planifikuar, d.m.th. industritë e kontrolluara nga shteti.
Në Shqipëri, kujdes i veçantë duhet të tregohet, me anë të politikave ekonomike për atë pjesë të popullatës e cila përfshin fëmijët, të moshuarit, të sëmurët dhe të papunët. Pensionistët kanë një pension të pamjaftueshëm për mbijetesë, por çfarë ndodh me ata pensionistë që nuk kanë ndihmën e fëmijëve? Personat me aftësi të kufizuar, fëmijët jetimë, të papunët etj., gjithashtu kërkojnë vëmendjen e shtetit.
Ndryshimi i sistemit ekonomik ekstremisht privat në ekonominë e përzier do të sjellë këto avantazhe:
Uljen e vjedhjeve pasi do të ketë plotësim të nevojave minimale.
Përmbushja e nevojave minimale nuk do të cenojë më dinjitetin vetjak të shtresave në nevojë.
Uljen e vdekshmërisë që ka ardhur nga pamundësia e aksesimit në sistemin shendetësor apo pasjes së minimumit jetik.
Nëse doni një Zvicër ose një Evropë të vogël në zemër të Ballkanit, ndryshoni sistemin ekonomik në Shqipëri duke aplikuar ekonominë mikse (të përzier) e jo PPP-të!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj