LAJMI I FUNDIT:

TI: Maqedonia radhitet në pozitën e 90 për korrupsion

TI: Maqedonia radhitet në pozitën e 90 për korrupsion

Organizata joqeveritare ‘Transparency International’ paralajmëroi se në shtetet ku ka liderë populistë, të cilët kanë ardhur në pushtet me premtimin për ndryshimin e status-quo dhe luftën me korrupsionin, ky problem është duke u thelluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

TI e publikoi indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2016 në 176 shtete.

Në raport ata theksojnë se liderët populistë dhe autokratë vendosin sisteme më të korruptuara në shtetet ku kanë premtuar reforma.


Sipas TI, shteti më pak i korruptuar në vitin 2016 ka qenë Danimarka dhe Zelanda e Re, të cilat ndiqen nga Finlanda, Suedia, Zvicra dhe Norvegjia. Somalia është në fund të listës, ndërsa mbi të janë Sudani i Jungut, Koreja e Veriut dhe Siria.

Maqedonia është në pozitën e 90-të. Në indeksin për vitin 2015 shteti ka qenë në pozitën e 66, në vitin 2014 në pozitën e 64 ndërsa në vitin 2013 TI e ka radhitur në pozitën e 67, njofton AIM.

Rezultatet për vitin 2016 zbulojnë lidhje midisi korrupsionit, pabarazisë dhe populizimit. Kur politikanët tradicionalë nuk ia dalin të ballafaqohen me korrupsionin, njerëzit bëhen cinik. Ata gjitnjë e më shumë kthehen nga liderët populist të cilët premtojnë shkatërrimin e korrupsionit, por ata vetëm janë duke e thelluar, thekson ‘Transparency International’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori