Kristi Aliaj është njëri nga finalistët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Ai u komentua tejet shumë për qëndrimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për shkak të stilit të veçantë që kishte.
Sa ishte në BBVA, Kristi u tha se kishte lënë një lidhje pezull jashtë, ndërkohë që nisi një njohje me ish-banoren Keisi Medini.
I njëjti së fundmi ka qenë i ftuar në “Dielli apo Hëna” ku ka folur për marrëdhënien me Zazën.
Aliaj u shpreh se është mbyllur muhabeti me Zazën dhe nuk ka folur më me të edhe pasi ka dalë nga shtëpia.
Pjesë nga biseda me moderatoren Nevina Shtylla:
Nevina Shtylla: Na zbulo të vërtetën e këtij raporti një herë e mirë dhe nëse ke kontaktuar me të pas daljes nga shtëpia e “Big Brother” apo jo?
Kristi: Jo është mbyllur, ka mbaruar.
Nevina Shtylla: Keni kontaktuar?
Kristi: Fare.
Nevina Shtylla: As nëpërmjet ndonjë personi të afërt?
Kristi: Asgjë.
Nevina Shtylla: Na shpjego si qëndron i gjithë misteri.
Kristi: S’ka mister, e bëni ju mister.
Nevina Shtylla: Në duam të dimë, jemi kuriozë.
Dea Mishel: Ajo vajza ishte shumë e bukur se e pashë dhe unë.
Nevina Shtylla: Na zbulo çfarë e kishe?
Krisit: E kisha të dashur.
Nevina Shtylla: Pse u mërzit aq shumë, i kishit lënë gjërat pezull?
Kristi: Jo, ishte tjetër gjë, ishte e komplikuar situata, por ka mbaruar, s’ka mistere, ka mbaruar.
Edi Manushi: O Kristi çfarë kombësie kishte ajo se jam kurioz?
Kristi: Jetonte në Gjermani. /Telegrafi/