Scott Thomas e ka kritikuar vendimin pёr tё nderuar Winslet me çmimin aktorja mё e mirё nё rol dytësor, duke thёnё se ky trofe duhej tё shkojё nё duart e ndonjë tё nominuare tjetër.

“Nuk e shoh Kate Winslet si aktore dytësore aspak. Mendoj se kjo ishte njё realitet i çuditshёm. Duket shumё e padrejtё ndaj aktoreve tjera, pasi roli i Winslet madje nuk ishte as rol dytësor”, ka thёnё Thomas.

Scott Thomas ёshtё vёnё përballё Kate Winslet nё BAFTA Awards, qё zhvillohet tё dielën nё Britaninё e Madhe, ku tё dy yjet janë tё nominuara pёr kategorinë e aktores mё tё mirё.