Epoka e re e krijimit të lidhjeve mes kompanive premtuese start-up si dhe kompanive që shtynë përpara ndryshimet, me investitorëve në të gjithë Evropën Juglindore dhe në pjesën tjetër të botës ka ardhur tani. Forum Keiretsu SEE po prezanton mënyrën më të lehtë për të pasur qasje dhe për tu afruar si dhe për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me investitorë të dëshmuar vendas dhe ndërkombëtarë.
Forumi Keiretsu për Evropën Juglindore, rrjeti më i madh i investimeve dashamirëse të kapitalit privat në botë me bazë në Shtetet e Bashkuara, shpallë Takimin e Parë të Forumit të Investitorëve më 14 prill 2022 nga ora 10:00 deri 12:00.
Keiretsu SEE fton të gjithë ndërmarrësit e përkushtuar dhe ambicioz që janë në kërkim të kapitalit për të përshpejtuar rritjen e tyre, për të mos e humbur këtë mundësi të takimit me investitorët engjëj më aktivë dhe të suksesshëm, dhe gjithashtu i fton të aplikojnë për kapital duke dorëzuar aplikacionet e tyre online në kohë të caktuar.
Rreth Forumit Keiretsu
Forumi Keiretsu është një komunitet global investimesh me investitorë dashamirës (Angel Investors) të akredituar të kapitalit privat, kapitalistë sipërmarrës dhe investitorë korporata/institucionale. Forumi Keiretsu u themelua në Gjirin Lindor të San Franciskos në Kaliforni në vitin 2000 nga Randy Williams. Forumi Keiretsu është një rrjet mbarëbotëror i resurseve të kapitalit, dhe marrëveshjeve me 60 shtete në 3 kontinente. Anëtarët e Forumit Keiretsu investojnë në mundësi investimi të larmishme dhe të cilësisë së lartë. Komuniteti forcohet nëpërmes përfshirjes së tij në aktivitete sociale dhe bamirësie.
Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për mungesën e financimit, Forum Keiretsu SEE po hyn në Evropën Juglindore si një ekosistem rajonal i inovacionit dhe sipërmarrjes në zhvillim – duke bashkuar që të gjithë në të njëjtin vend, udhëheqës të jashtëzakonshëm lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, organizata, sipërmarrës – të rijnë ambiciozë dhe novatorë që kërkojnë kapital për startup-et e tyre.
Aplikoni tani
Kompanitë e reja apo ndërmarrësit e interesuar për tu paraqitur në Takimin e Forumit të Investitorëve të 14 prillit 2022, duhet të plotësojnë aplikimin online nëpërmjet faqes sonë të internetit dhe/ose të kontaktojnë përmes e-mailit info@keiretsuforumsee.com deri më 7 prill 2022.
Për të aplikuar përmes faqes sonë të internetit, ju lutemi klikoni këtu: https://keiretsuforumsee.com/start-ups/
Procesi i përzgjedhjes
Të gjitha aplikacionet e marra në kohë shqyrtohen me kujdes nga një komision i përzgjedhur i anëtarëve/ekspertëve të Forumit Keiretsu.
Kompanitë start-up të përzgjedhura do ti nënshtrohen një procesi “Deal Screening” ku çdo sipërmarrës përgatit një prezantim prej 15 minutash (7 minuta prezantim + 8 minuta Pyetje dhe Përgjigje).
* Sa i përket formatit të prezantimit, ne jemi fleksibil. Sipërmarrësve u ofrohet ndihmë dhe udhëzime për tu përgatitur, nëse e ju nevojitet dhe e kërkojnë.
Pas çdo prezantimi, anëtarët diskutojnë për kompaninë dhe votojnë në mënyrë anonime. Kompanitë start up që renditen më lart ftohen të paraqesin projektin e tyre në Takimin kryesor të Forumit të Investitorëve të SEE më 14 Prill 2022. Kompanitë për të cilat shfaqet interes nga investitorët e këtij eventi, hyjnë në një fazë e kontrollit nga investitorët e interesuar.
Çfarë do të marrin/fitojnë sipërmarrësit?
– Rritje të ekspozimit dhe aksesit në kapitalin global (60 shtete ne 3 kontinente)
– Qasje në të dhëna dhe mendime të vlefshme nga sipërmarrës me përvojë, nga vendi, rajoni edhe ata global.
– Marrja e shpejtë e vendimeve për investim
– Plani i favorshëm i shlyerjes/ri-pagimit
– Rrjetëzim tejet me vlerë, shkëmbim të mendimeve dhe krijim të marrëdhënieve bashkëpunuese biznesore me anëtarët e tjerë të rrjetit global
– Udhëzime dhe ndihmë për krijimin e një pitch-i (prezantimi) cilësor duke përdorur mënyrat të provuara dhe të testuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker