Të paktën tre persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në qytetin gjerman të Wuerzburg, pasi ata u sulmuan nga një burrë që mbante një thikë të madhe, thotë policia.

Videot në mediet sociale tregojnë një burrë i pajisur me thikë që përballet dhe nënshtrohet nga kalimtarët po ashtu edhe nga policia.


Zona përreth Barbarossaplatz, në qendër të qytetit, është mbyllur ndërsa kryhen hetimet.

“Ne kemi arrestuar një të dyshuar”, tha policia e Franconisë së Ulët në Twitter.

“Nuk ka indikacione për një të dyshuar të dytë. Nuk ka asnjë rrezik për popullatën”, thuhej më tej në deklaratë. /Telegrafi/