Transferimi i ri i Liverpoolit, Thiago Alcantara, debutoi në kryendeshjen e javës së dytë në Ligën Premier kundër Chelseat.

Redsat e fituan takimin me rezultat 2-0, me dy gola të Sadio Mane, ndërsa Blutë e zhvilluan gjysmën e dytë të takimit me një lojtar më pak në fushë.


Thiago hyri në lojë në pjesën e dytë duke zëvendësuar Jordan Hendersonin, i cili pati probleme fizike.

ThiagoAlcantaraliver 2 (Foto: Matt Dunham - Pool/Getty Images/Guliver)

Vetëm për gjysmë loje, mesfushori spanjoll kompletoi 75 pasime, së paku 17 më shumë se cilido lojtar i Chelseat që regjistroi gjatë gjithë takimit.

Për më shumë, prej se ekzistojnë të dhënat për pasimet e plota në Ligën Premier (nga sezoni 2003/2004), Thiago ka regjistruar më së shumti pasime të suksesshme brenda 45 minutash se cilido lojtar që ka kompletuar pasime për një pjesë të ndeshjes.

thiago1 (Foto: Squawka Football)

Lojtari që u transferua nga Bayern Munichu bëri një gabim gjatë këtij takimi duke shkaktuar penallti në Timo Werner, mirëpo Jorginho dështoi të shënonte nga pika e bardhë. /Telegrafi/

telegrafi sport app