LAJMI I FUNDIT:

“Thesari” i fshehur i ISIS-it, njëri nga njerëzit e besueshëm të Baghdadit pranon se kishin “varrosur” 25 milionë dollarë në shkretëtirën e Irakut

“Thesari” i fshehur i ISIS-it, njëri nga njerëzit e besueshëm të Baghdadit pranon se kishin “varrosur” 25 milionë dollarë në shkretëtirën e Irakut

Njëri nga njerëzit më të besueshëm të liderit të grupit terrorist “Shteti Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi, ka pranuar se terroristët e ISIS-it kanë “varrosur” në shkretëtirën e Irakut rreth 25 milionë dollarë, por më vonë ato ishin gjetur nga barinjtë.

Mohammed Ali Sajet që ishte i afërt me Baghdadin dhe anëtar i ISIS-it që nga viti 2015, u arrestua nga zyrtarët irakianë dy muaj më parë në afërsi të qytetit të Bagdadit, transmeton Telegrafi.

Ai u ka treguar vendndodhjen e Baghdadit në Siri duke u dhënë detaje për liderin e ISIS-it që këto ditë pushtoi ballinat e gazetave botërore, pasi u kap nga njësitet elitare të SHBA-ve, ku pasi e kuptoi se nuk ka nga t’ia mbath hodhi veten në erë në një bunker nëntokësor.


Gjatë një interviste dhënë Al Arabiya, Sajet që është në paraburgim në Irak tha se liderët e ISIS-it përfshirë këtu edhe veten, dikur “varrosnin” dollarë, ari dhe argjend nëpër shkretëtirë. Ai pretendon se 25 milionë dollarë ishin humbur në shkretëtirën al-Anbar por më vonë ishin gjetur nga barinjtë.

Ndërkaq i pyetur për vendin ku ishte fshehur Baghdadi, Sajet e ka përshkruar bunkerin nëntokësor si një hapësirë e mbushur me libra për fenë.

“Ishte një tunel nëntokësor 8 metra i gjatë dhe i gjerë afro 5 ose 6 metra. Brenda kishte një bibliotekë kryesisht me libra për fenë”, ka shtuar Sajet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori