LAJMI I FUNDIT:

Thërret ndihmën e policisë për FB-it

Thërret ndihmën e policisë për FB-it

Një grua dhe djalin e saj invalid në Salt Lake njëfarë Troy Critchfield 33-vjeçar i ka mbajtur të mbyllur për katër-pesë dit. Gruaja nuk kishte mundësinë që të thërriste për ndihmë pasi që ai ja kishte thyer celularin, por ajo ka arritur që me laptopin e saj të futet në kabinet për aq kohë sa ti mjaftojnë që të dërgoj mesazhin në Facebook se do të ishte e lumtur nëse mbijeton deri në mëngjes. Mesazhin e kanë parë miqtë e saj të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Policia në banesën e saj hasi Critchfieldin i cili fillimisht nuk u lejonte atyre që ta shohin gruan e zënë peng, por pas insistimeve të policisë ai prapëseprapë lëshoi pe, pas cilës gjë gruaja ia sqaroi policisë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Critchfield u arrestua dhe u akuzua për një varg krimesh, nga rrëmbimi, sodomia, sulmi, dhuna familjare në prani të fëmijës, thyerja e pajisjes për telekomunikim, keqtrajtim të fëmijës dhe për dhunë ndaj kafshëve. Nga informatat e dhëna nuk ishte e qartë se çfarë marrëdhëniesh kishin gruaja e zënë peng dhe Critchfieldi. /Telegrafi/