LAJMI I FUNDIT:

Theresa May, kandidatja e vetme për kryeministre në Britani

Theresa May, kandidatja e vetme për kryeministre në Britani

Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Theresa May, mbetet kandidatja e vetme për ta zëvendësuar David Kameronin si kryetar të Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht edhe si kryeministre e vendit.

Kjo pasi anëtarja e Parlamentit të Britanisë, Andrea Leadsom, njëra nga dy kandidatet për t’u bërë kryeministre është tërhequr sot nga gara pasi nuk ka mbështetje të gjerë në parti.

53-vjeçarja Andrea Leadsom, e cila ka zhvilluar fushatë që Britania të largohet nga BE-ja, tha se “beson se znj. May është përgatitur në mënyrë ideale për ta implementuar Brexit-in në kushtet më të mira të mundshme”.