LAJMI I FUNDIT:

Theren me thikë tre persona në Prishtinë

Theren me thikë tre persona në Prishtinë

Tre persona u plagosën të hënën në Prishtinë nga një sulm me thikë, ndërsa një person është arrestuar në lidhje me ngjarjen.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ndodhi në orën 13:00 në rrugën “Ali Hadri”.

Të lënduarit u dërguan për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e rastit.


“Sot, rreth orës 13:00, morëm informatën për një lëndim trupor në rrugën ‘Ali Hadri’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, tre persona janë lënduar, dhe dy prej tyre dyshohet se janë plagosur nga një mjet i mprehtë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.