Disa prej këtyre thënieve do t’ju bëjnë të qeshni, e disa tjera fshehin leksione shumë të rëndësishme për jetën.

Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej thënieve më interesante kineze:


- “Ka vetëm dy njerëz të përsosur në botë – njëri ka vdekur, tjetri nuk ka lindur ende” - “Njerëzit e fortë e kanë vullnetin. Të dobëtit e kanë vetëm dëshirën” - “Të gjithë e shohim të njëjtën maje, por kur e ngjisim atë, pamja është ndryshe. Rrugët që na shpijnë atje e formësojnë njeriun dhe karakterin” - “Kështjella më e fuqishme që mund ta pushtoni është besimi” - “Martesa është si kështjellë – ata jashtë ëndërrojnë të futen, e ata brenda ëndërrojnë të ikin” - “Në vend se ta mallkoni errësirën, provoni ta ndizni një qiri” - “Mos u frikësoni të ecni ngadalë, frikësohuni të mos ndaleni” /Telegrafi/