Përveç se kishte krijuar një sasi të jashtëzakonshme të këngëve ikonike, John Lennon ka qenë i aftë edhe t’i inspirojë dhe argëtojë miliona njerëz me vetëm një fjali të thënë.

Shpeshherë ai ka qenë i thellë, ndonjëherë budalla; ndonjëherë elokuent, ndonjëherë monosilabik – kur ishte pyetur se çfarë i jep më së shumti përshtypje Amerika, njeriu me disa prej teksteve më të bukura ishte përgjigjur, “Buka”, transmeton Telegrafi.


Më poshtë i keni disa prej thënieve të tij më të mahnitshme – shijoni!

- “Çdo gjë do të jetë në rregull në fund. Nëse nuk është në rregull, atëherë nuk është fundi” - “Jeta është ajo çfarë ndodh kur jeni të zënë duke bërë plane tjera” - “Nuk keni nevojë për askënd t’ju thotë se kush ose çfarë jeni. Ju jeni ajo çfarë jeni” - “Krejt çfarë ju duhet është dashuria” - “Ne nuk mund ta ndihmojmë secilin person, por secili person mund ta ndihmojë dikë” - “Lumturia është brenda teje jo te një person tjetër” - “Paqja nuk është diçka që e dëshironi; Është diçka që e krijoni, diçka që e bëni, diçka çfarë jeni, dhe diçka që e dhuroni” - “Gabimi është vetëm një veprim i gabuar; bëhet gabim kur dështoni ta korrigjoni atë” - “Çfarë duhet të bëjmë është ta mbajmë shpresën gjallë. Sepse pa të fundosemi” - “Është e pamundur ta kënaqni çdo person – nëse e bëni këtë, ju do të përfundonit në një mes ku askujt nuk i pëlqeni. Ju duhet ta merrni vendimin se cili mendoni është veprimi më i mirë, dhe duhet ta bëni atë” - “Imagjinoji të gjithë njerëzit duke jetuar në paqe. Mund të thoni se jam ëndërrimtar, por unë nuk jam i vetmi. Shpresoj se një ditë do të na u bashkohesh dhe bota të jetë si një” - “Çdo gjë është më e qartë kur jeni në dashuri”.

- “Si zakonisht, ekziston një grua e mahnitshme prapa çdo idioti” - “Një ëndërr që e ëndërroni vetëm është vetëm ëndërr. Një ëndërr që e ëndërroni së bashku është realitet” - “Arti është vetëm mënyrë për shprehjen e dhimbjes”. /Telegrafi/