Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë themeluar Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë të Kryeqytetit.
Rama ka deklaruar se kjo shoqatë do të ndihmojë brigadën profesioniste të zjarrfikësve dhe do të forcojë reagimin emergjent në Kryeqytet.
“Ndërtesa do të jetë në Lagjen Kolovica e Re, dhe jemi në fazën e rindërtimit. Kemi ndarë buxhetin për uniformat dhe po përgatitemi për nisjen e aktiviteteve. Ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen, pavarësisht profesionit! Ata do të angazhohen në baza vullnetare, por sipas ligjit në fuqi, në rast shërbimi do të paguhen për dy-tre orët e angazhimit”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.
Rama ka shkruar tutje se një nismë e re për një Kryeqytet më të sigurt./Telegrafi/