Themelimi i Gjykatës Administrative, nuk duket që do të ndodhë brenda mandatit të qeverisë aktuale. Ministria e Drejtësisë ka thënë se miratimi në lexim të dytë i projektligjit, që i hap rrugë themelimit e funksionimit të saj do të ndodhë në një nga seancat plenare të Kuvendit, por nga shoqëria civile shprehin dyshimet se një gjë e tillë do të ndodhë, meqë jemi pak javë para zgjedhjeve
Që nga viti i kaluar ka nisur puna për themelimin e një gjykate të re në Kosovë.
Por miratimi final i projektligjit që mundëson një gjë të tillë, nuk duket të ndodhë brenda kësaj legjislature.
Në shkurt të këtij viti, është miratuar në lexim të parë, projektligji për themelimin e Gjykatës Administrative, gjykatë e cila do të trajtojë vetëm kontestet administrative dhe të punës.
Nga Ministria e Drejtësisë, në një përgjigje për televizionin kanë thënë se janë në pritje që projektligji dhe amendamentet e komisionit për legjislacion të miratohen në një nga seancat plenare.
“Ministria e Drejtësisë ju njofton se Projektligji për Gjykatën Administrative është ende në procedurë të shqyrtimit dhe miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Pas miratimit në lexim të parë të Projektligjit në muajin Prill të këtij viti, Komisioni përkatës për Legjislacion i Kuvendit këtë javë, të Mërkurën, ka miratuar Raportin me amendamente për këtë Projektligj. Projektligji dhe amendamentet e Komisionit pritet të shqyrtohen dhe miratohen përfundimisht në një nga seancat plenare të radhës së Kuvendit. Projektligji në nenet përkatëse parasheh aspektet e organizimit të Gjykatës, transferimin e gjyqtarëve, stafit mbështetës dhe veprimet tjera që duhet të merren nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, si institucion kompetent, drejt themelimit të Gjykatës Administrative”.
“Gjykata pritet të funksionalizohet në një periudhë prej tre muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit në fjalë. Ministria e Drejtësisë vlerëson se themelimi i kësaj Gjykate do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e efikasitetit të konflikteve administrative dhe kontesteve të punës që përfshijnë institucionet publike, duke ofruar mbrojtje të duhur gjyqësore për palët dhe ndikuar drejtpërdrejtë në kohë më të shkurtër për zgjidhjen e këtyre lëndëve, por edhe në specializimin e nevojshëm për gjyqtarët dhe profesionistët tjerë në këto çështje. Bashkë me Ligjin për Konfliktet Administrative i cili tanimë është miratuar nga Kuvendi dhe do të hyjë në fuqi me datë 10 janar 2025, reforma ligjore në drejtësinë administrative do të kompletohet dhe në periudhat në vijim pritet të punohet tutje nga të gjitha institucionet kompetente, për zbatimin e këtyre dispozitave në praktikë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Por, sipas Lëvizjes Fol, duke parë dështimit e vazhdueshme të seancave plenare të Kuvendit, themelimi i kësaj Gjykate duket të jetë larg.
“Nuk ka pra vullnet politik që këto reforma të shtyhen përpara, dhe këto punë të përfundojnë brenda mandatit të kësaj qeverie, edhe Gjykata Administrative siç kanë qenë edhe reformat e tjera që janë proklamuar gjatë këtij viti nuk do të mund të përfundojnë brenda mandatit duke pare vullnetin politik të kësaj qeverie”, Viona Bunjaku – hulumtuese, Lëvizja FOL.
Ndërkohë që juristi, Anton Nrecaj thotë se është urgjente funksionimi sa më i shpejtë i kësaj Gjykate, meqë aktualisht departamenti që merret me këto lëndë, është shumë i ngarkuar.
“Brenda për brenda departamentit administrativ të kësaj Gjykate, kemi mungesë të gjyqtarëve, dhe themelimi i kësaj gjykate, do të rriste numrin e gjyqtarëve që d.m.th. koha e pritjes për trajtimin e këtyre rasteve do zvogëlohej, trendi aktual është 2 deri 3 vite pritje për një epilog përfundimtar”, ka thënë Anton Nrecaj – jurist, Instituti CLARD.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T203256.532-780x439.jpg)
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo
![Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-13-215506-e1739481125833-780x439.png)
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë
![Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/02/PDK-konference-Bedri-Hamza-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja
![Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/08/Hashim-Thaci-780x439.jpg)
Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi