Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se çdo vit, më 11 korrik e kujtojmë me dhimbje të thellë gjenocidin e kryer në Srebrenicë.

Sipas Thaçit, tmerret e 11, 12 e 13 korrikut të vitit 1995 na tronditin edhe sot.


Gjithsesi, sipas Thaçit, më e rëndë është për familjarët e viktimave që ende, çdo vit, marrin në arkivole eshtrat e bijve, burrave, vëllezërve dhe etërve të tyre.

“Në ditët si kjo duhet të kujtojmë se sa e rëndësishme është të ruajmë dhe të forcojmë paqen në rajonin tonë. E kaluara dëshmoi se sa të rrezikshme janë ideologjitë ekstreme nacionaliste, ideologjitë që përjashtojnë të tjerët, për shkak të përkatësisë etnike, fetare apo të atyre që i takojnë çfarëdo komuniteti tjetër”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/