LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takoi ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi,  merr mbështetje për procesin e integrimeve euroatlantike

Thaçi takoi ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi,  merr mbështetje për procesin e integrimeve euroatlantike

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç.

Presidenti Thaçi dhe ministri Boshkoviç kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe për mënyrat sesi ato mund të zgjerohen përmes një bashkëpunimi edhe më të mirë në fushën e sigurisë.

Thaçi e ka njoftuar ministrin malazez për tri projektligjet e votuara në Kuvendin e Kosovës, të cilat e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.


“Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një procesi gradual do t’i ketë kapacitetet e plota në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare dhe si e tillë do jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe do t’i kontribuojë paqes”, ka thënë Thaçi.

I pari i vendit e ka falënderuar ministrin Boshkoviç për prezencën e ushtarëve malazezë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, që sipas tij “Mali i zi po i kontribuon paqes dhe stabilitetit”.

Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Kreu i shtetit ka thënë se Mali i Zi është shembull i mirë për Kosovën dhe rajonin në rrugën euroatlantike.

Ministri Boshkoviç e ka siguruar presidentin Thaçi për mbështetje të gjithanshme të Malit të Zi, sidomos në procesin e integrimeve euroatlantike.

Presidenti Thaçi ka shtuar se Mali i Zi në këto dy dekada ka marrë vendime të rëndësishme për sigurimin e paqes në rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori