Udhëheqësit më të lartë të shtetit, Hashim Thaçi e ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kanë shkuar sot në shtëpinë e familjes së Maloku nga fshati Plloqicë i komunës së Malishevës, familje kjo të cilës iu vranë dy djemtë, Shani e Bahri Maloku, në pragun e shtëpisë në orët e para të së premtes.
Plaçkitjet kishin qenë shqetësim i javëve të fundit për banorët e fshatit Plloqicë të Malishevës. Por, një e tillë mbrëmë është shndërruar në tragjedi.
Hajnat në orët e para të së premtes ia mësynë për të plaçkitur shtëpinë e vëllezërve Shani e Bahri Maloku nga ky fshat.Por, pasi u zbuluan nga pronarët të cilët u vunë në ndjekje të tyre, ata qëlluan për vdekje me breshëri plumbash dy vëllezërit 44 e 33 vjeç.
Shani e Bahri Maloku u vranë të premten pas mesnate në pragun e shtëpisë nga dy persona me një breshëri plumbash në shtëpinë e ture në fshatn Plloqicë të Malishevës. Për këtë rast nga ana e organeve të hetuesisë janë ndaluar dy persona.
Për ngushëllime në familjen Maloku të Malishevës të dielën kanë shkuar edhe presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ministrinë e drejtëisisë Abelard Tahirin. Të dy këta u zotuan se autorët do të dalin para drejtësisë.
“Ngushëllime. Bëhuni të fortë. Ngajrjen e fundit që ndodhi e kemi marrë me keqardhje dhe dhimje shumë të madhe. Ndajmë dhimbjen me ju. Ngushëllimet më të sinqerta për ju dhe familjan. Ne duhet të besojmë në të ardhmen. Ka qenë një diçka e prekshme për të gjithë. Kam reagua publikisht. Të jeni të sigurt që do t punojmë maksimalisht që kjo ngjarje të zbardhet”, ka thënë Thaçi tek familja e viktimave, shkruan gazeta Express.
Për këtë rast, Gjykata Themelore në Gjakovë, dy të dyshuarve të cilët besohen se janë kushërinjtë të viktimave e që në shtëpinë e tyre kishin hyrë për vjedhje, u ka shqiptuar një muaj paraburgim
Paraburgimi u është caktuar dy të dyshuarve për këtë vrasje të dy me inicialet B.M.
Vrasja e dy vëllezërve Maloku ndodhi dje në orët e para të ditës në fshatin Plloçicë të Malishevës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze