LAJMI I FUNDIT:

Thaçi priti një delegacion nga komuniteti egjiptian, i uroi për 24 qershorin

Thaçi priti një delegacion nga komuniteti egjiptian, i uroi për 24 qershorin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të komunitetit egjiptian të kryesuar nga deputeti Veton Berisha, për nder të Ditës Kombëtare të Egjiptianëve në Kosovë.

Thaçi ka thënë se komuniteti egjiptian është pasuri e vendit dhe është sukses i madh që kemi arritur të kemi një harmoni kaq të madhe mes të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Çdo komunitet duhet të përkrahet në ruajtjen dhe forcimin e identitetit të vet. Por, duhet të bëhet më shumë për krijimin e kushteve sa më gjithëpërfshirëse të integrimit dhe punësimit të të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve në shoqërinë kosovare”, ka thënë Thaçi.


Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, theksoi se Kosova ka krijuar bazë të lakmueshme ligjore, ku parashihen të drejta të shumta për komunitetet, por në praktikë po hasin në shumë vështirësi.

Duke e falënderuar presidentin Thaçi për përkrahjen e komunitetit egjiptian, deputeti Berisha kërkoi angazhim edhe më të madh për promovimin e të drejtave të komunitetit egjiptian në Kosovë.

Presidenti Thaçi u shpreh mirënjohës për kontributin e komunitetit egjiptian në shtetin tonë të ri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori