LAJMI I FUNDIT:

​Thaçi nesër takon liderët e partive politike, për koordinim të çështjeve me interes shtetëror

​Thaçi nesër takon liderët e partive politike, për koordinim të çështjeve me interes shtetëror

Me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar për nesër në takime të ndara kryetarët e partive politike nga pozita dhe opozita.

Siç njofton Zyra e Presidentit, takimin e parë presidenti  Thaçi do ta zhvillojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Takimi i tyre është paraparë të mbahet në orën 10:30. Ndërsa, takimi me Kurtin është planifikuar për në orën 13:00, përcjell Telegrafi.


Thaçi do të takohet edhe me Kadri Veselin – kryetar i PDK-së në ora 11:30, kurse me  Ramush Haradinajn- kryetar i AAK-së në ora 12:30.

Takimet e kreut të shtetit në Presidencë do të vazhdojnë me Fatmir Limajn -kryetar i NISMA-s në ora 13:45 dhe Behgjet Pacollin – kryetar i AKR-së në ora 14:15.

Presidenti Thaçi këto takime i mban pas vizitës së fundit në SHBA ku është takuar me homologun e tij nga Serbia Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori