Presidenti Hashim Thaçi sapo ka filluar një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar si dhe me zëvendësambasadoren amerikane, Jannifer Bachus.

Shkak për takimin Thaçi-Zbogar- Bachus është mandati i EULEX-it.


Të hënën, në një mbledhje të Qeverisë që u mbajt pas orës 18:00, Kuvendit iu procedua me urgjencë propozimi për miratimin e vazhdimit të mandatit të këtij misioni ndërkombëtar edhe për dy vitet e ardhshme.

Për këtë çështje pritet që Kryesia e Kuvendit të thërret mbajtjen e një seance plenare të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Foto: Arkiv