LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në Samitin e Brdo-Brionit: Mosliberalizimi, ndëshkim i panevojshëm ndaj qytetarëve të Kosovës

Thaçi në Samitin e Brdo-Brionit: Mosliberalizimi, ndëshkim i panevojshëm ndaj qytetarëve të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në samitin e Brdo-Brionit ka folur për çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova padrejtësisht po mbetet vendi më i izoluar në Evropë.

Thaçi, në fjalimin e tij, në mbledhjen plenare të Samitit që po mbahet në Tiranë, theksoi se ndaj qytetarëve të Kosovës përveç diskriminimit po bëhet edhe ndëshkim.


“Kosova tash e një vit ka përmbushur kriteret për liberalizimin e  vizave që asnjë vend më shumë nuk ka pasur kritere. Por mos uniteti i shteteve anëtare të BE-së ka ardhur në një situatë të tillë, që Kosova padrejtësisht ende mbetet vendi më i izoluar në Evropë. Si lidership nuk kemi asnjë përgjigje për qytetarët. Është padrejtësi dhe diskriminim ndaj shtetit”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Sipas tij edhe pas qershorit mund të ketë zhgënjime lidhur me liberalizimin.

“Mesi i qershorit do të vijë shumë shpejt, dhe mbes me shpresë që gjërat do të lëvizin mirë, por kur dëgjoj zëra skeptik nga disa vende anëtare mund të jemi të zhgënjyer edhe pas mesit të qershorit”, është shprehur ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori