LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në ambientet e EULEX-it, pritet të takojë anëtarët e tjerë të familjes

Thaçi në ambientet e EULEX-it, pritet të takojë anëtarët e tjerë të familjes

Ish-presidenti, Hashim Thaçi pas vizitës që i bëri varrit të babait të tij, Haxhi Thaçi dhe shtëpisë së tij, ku është takuar me nënën dhe bashkëshortën e tij, është dërguar në EULEX, ku pritet të takojë edhe anëtarë tjerë të familjes.

Tek hyrja e EULEX kanë dal edhe disa qytetarët, të cilët e kanë pritur me brohoritje.

Përndryshe, disa media kanë raportuar se Hashim Thaçi sonte do të qëndrojë në EULEX, por është raportuar edhe mundësia që ai të qëndrojë dy ditë ne EULEX, për të takuar anëtarë e tjerë nga familja.


Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot vizitoi varrin e babait të tij, në fshatin Burojë të Skenderajt.

Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait të vet, Haxhi Thaçit, dhe tri ditë pas varrimit.

Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait të vet, të martën më 18 mars.

Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Drejtësi

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Lajme
Një person i plagosur me armë zjarri në Prishtinë - policia jep detaje

Një person i plagosur me armë zjarri në Prishtinë - policia jep detaje

Kronika e Zezë
Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Lajme
Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Lajme
Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Lajme
Kalo në kategori