LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kurrë më nuk do të ketë izolim të Drenicës (Video)

Thaçi: Kurrë më nuk do të ketë izolim të Drenicës (Video)

Drenica nuk do të jetë më asnjëherë e diskriminuar, apo e izoluar. Do të ketë vetëm mirëqenie dhe progres për këtë pjesë të Kosovës, e cila dha trima të pashembullt që i dhanë liri Kosovës.

Kështu ka deklaruar sot presidenti i vendit Hashim Thaçi në Polac të Skenderajt, duke shtuar se “si gjithë Kosova, edhe Drenica ka ndryshuar”.

Në tubimin përkujtimor ku janë nderuar në 20 vjetorin e rënies martirët e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, Thaçi kujtoi se anekënd Kosovës po përkujtohen martirët dhe heronjtë e kombit, teksa shtoi se shteti do të jetë gjithmonë afër familjeve të tyre dhe gjithë shoqërisë.


Dhembja e familjarëve të të rënëve për liri, sipas tij, përcjell institucionet në vendimmarrje të vendit.

“Përderisa ne kujtojmë kështu të bashkuar martirët tonë, heronjtë tonë, luftën tonë, të jeni të sigurt se jemi në rrugë të drejtë të forcimit të shtetit tonë, të ndërtimit të së ardhmes, të zhvillimit tonë. Ju e shihni, si gjithë Kosova, edhe Drenica ka ndryshuar. Nuk do të ketë më kurrë, siç ka ndodhur në të kaluarën, izolim apo diskriminim për Drenicën. Do të ketë vetëm ecje përpara, do të ketë vetëm zhvillim, vetëm progres, do të ketë vetëm mirëqenie… Ne duhet të jemi krenarë me të kaluarën tonë, me dinjitet dhe integritet, ato vlera të UÇK-së që janë sublimimi i historisë tonë për liri dhe pavarësi, çdo ditë, çdo minutë, kudo që jemi t’i kultivojmë, t’i forcojmë dhe t’i bartim tek gjeneratat e ardhshme”, tha ai, përcjell KP.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, pati një mesazh për më shumë punë, në mënyrë që amaneti i të rënëve të vihet në vend.

“Të jemi unik, ta duam njëri – tjetrin, të punojmë për këtë vend, për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë, vetëm atëherë do të themi se kemi çuar në vend amanetin e dëshmorëve”, u shpreh ai.

Në emër të familjeve të dëshmorëve, Rushit Veliu, tha se martirët e Polacit trasuan rrugën e së ardhmes, duke mbyllur kapitullin e luftës dhe duke hapur atë të lirisë.

“Është shumë e natyrshme që sot, edhe dhembja edhe krenaria të jenë bashkë. Ky përvjetor i rënies së këtyre dëshmorëve e martirëve është përvjetor i krenarisë sonë sepse Polaci në të gjitha kohët i dha njerëzit e vet të pendës, të pushkës, të dijes, duke u frymëuar nga vepra e patriotit të madh Hasan Prishtina dhe luftës së komandantit legjendar Adem Jashari… Dëshiroj që këto sakrifica që bënë dëshmorët e martirët tanë për liri e pavarësi, t’i kthejmë në forcë, ta mposhtim çdo pengesë, ta realizojmë amanetin e tyre dhe të ndërtojmë shtetin e ri dhe të pavarur siç e deshën ata”, u shpreh ai.

Në nderim të jetës dhe veprës së të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Polac, u bënë homazhe pranë varreve të tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori