Thaçi: Kokëfortësia dhe mungesa e vendimeve të mençura, ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet speciale me SHBA-të

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sot se kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe vendimeve të mençura e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet tona speciale me SHBA-në.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se mbetja në fuqi e tarifës është pengesë serioze dhe e pamundëson bashkëpunimin strategjik dhe investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë.
Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:
“Kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet tona speciale me SHBA-në. Mbetja në fuqi e tarifës është pengesë serioze dhe e pamundëson bashkëpunimin strategjik dhe investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë.























































