Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe për temat me i interes bilateral.
Thaçi ka falënderuar ministren Toshiko Abe për mbështetjen politike që Japonia i ka dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit, sidomos në zhvillimin ekonomik, në arsim, media dhe ambient.
“Këto ditë shënojmë 10 vjetorin e lidhjeve të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve. Vizita juaj në Kosovë dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet dy shteteve do ta forcojë edhe më shumë këtë bashkëpunim. Për neve Japonia mbetet një shtet strategjik”, ka theksuar presidenti Thaçi.
Përveç temave politike dhe ekonomike, në këtë takim është biseduar edhe për bashkëpunimin kulturor dhe sportiv.
Thaçi ka theksuar se Kosova me atletët e talentuar mezi pret të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Tokio më 2020.
Nga ana tjetër, Ministrja e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, ka ofruar mbështetjen e Japonisë për Kosovën në të gjitha fushat.
Ajo ka theksuar se shumë shpejt Japonia do të hapë edhe ambasadën e saj në Prishtinë, e cila do t’i lidhë edhe më shumë dy shtetet dhe dy popujt.
Në fund, presidenti Thaçi ka mirëpritur hapjen e ambasadës japoneze në Prishtinë si një hap të madh drejt forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania