LAJMI I FUNDIT:

Thaçi flet për arrestimin në Tiranë, përmend emra për rastin e vrasjes së Ali Ukës (Video)

Thaçi flet për arrestimin në Tiranë, përmend emra për rastin e vrasjes së Ali Ukës (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Ali Uka është vrarë nga njerëzit e Sali Berishës, ndërsa në ato momente ai ishte në burg.

Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është e vërtet se ai është arrestuar në Tiranë me pretekstin e armëmbajtjes pa leje.

“Jam arrestuar dhjetë orë para se të vritej Ali Ukaj te ura e Elbasanit në mënyrë brutale, definitivisht nga autoritetet e Sali Ramë Berishës. Kam qëndruar 24 orë në komisariat. Dhe kur është vrarë Ali Ukaj unë kam qenë në burg. Ekziston dosja, vetëm nëse është prishur”.


“Dokumenti për arrestimin tim mund të gjendet në Komisariatin numër një të Tiranës…U kam thënë mos më keqtrajtoni kam familje në Kosovë. Këto gjëra që mi keni zënë janë logjistikë për UÇK-në. Jam ushtar i UÇK-së, mos më nxirrni në televizion sepse e kam familjen në Kosovë dhe Serbia mund t’i keqtrajtojë ata”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish përfaqësuesi politik i UÇK-së thotë se ka hasur në mirëkuptim nga oficeri i rastit por sipas tij ka pasur edhe të tillë që kur kanë dëgjuar UÇK-në janë sjellë brutalisht.

Thaçi ka thënë se ish-cimeri i tij Ali Ukaj disa ditë para vrasjes pretendonte se kishte zbuluar vrasjen e atdhetarit Remzi Hoxha.

Thaçi: Me Sali Berishën duhet të merret një kolegjium i mjekëve (Video)
Lexo po ashtu Thaçi: Me Sali Berishën duhet të merret një kolegjium i mjekëve (Video)

“Sipas Aliut, Remzi Hoxha kishte zbuluar një takim të fshehtë mes Sali Berishës, Sllobodan Millosheviqit dhe Kiro Glogorovit në Ohër. Aliu fliste hapur me emra dhe mbiemra se kush e kishte kidnapuar Remziun dhe si kishte përfunduar i vrarë. Rrëfimi i Aliut çonte direkt tek njerëzit në zyrën e Sali Ramë Berishës”.

Thaçi thotë se Ali Ukaj ishte në dijeni edhe për vizitat e Arkanit dhe Legias në Tiranë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori