Thaçi: Familja, streha ku gjejmë qetësinë dhe përkrahjen

“Është institucioni që më së shumti kujdeset për të moshuarit, që rrit fëmijët dhe u kultivon vlerat dhe parimet, është streha ku gjejmë qetësinë dhe përkrahje sa herë përballemi me vështirësi dhe shqetësime. Familja jonë tradicionale i ka rezistuar zhvillimeve më të mëdha historike, luftës, tranzicionit apo ndryshimeve ideologjike e politike”, ka vazhduar ai në urim.
Pasi ka theksuar se një familje e shëndoshë nuk është pjesë vetëm e së kaluarës, Thaçi ka uruar që në vitin 2014 të ketë më shumë prosperitet e mirëqenie.
“Ne të gjithë na duhet të punojmë më shumë për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe për t'i bërë prindërit tanë edhe më krenarë për arritjet tona. Ne duhet të çimentojmë lidhjen me familjen, përkujtojmë miqësitë, forcojmë fqinjësinë e mirë e kultivojmë më shumë vlera si solidariteti, mikpritja, mirëbesimi, bujaria, dialogu, toleranca dhe dashuria”, përfundon Thaçi. /Telegrafi/

















































