LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e Vuçiq takohen sot në Bruksel

Thaçi e Vuçiq takohen sot në Bruksel

Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Bruksel.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Thaçi sot do të zhvillojë takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentit.

Lidhur me udhëtimin e tij në Bruksel, Thaçi ka njoftuar para disa ditësh, duke thënë se një nga temat që do të diskutohen në këtë takim është edhe demarkacioni me Serbinë.


“Ne do të kemi çështjen me demarkacionin me Serbinë rreth 400 km, ju e dini se çfarë situate kemi kaluar me Malin e Zi, tri vite pritje. Prandaj, ne duhet të bëjmë të gjithë se bashku ekipin që do të punojë për demarkacion me Serbinë. Nuk lejojmë të cenohet asnjë centimetër i territorit të Kosovës”, është shprehur ai.

Ndërkaq, opozita në Kosovë nuk po pajtohet që dialogu final të ketë për krye-negociator Presidentin Thaçi, duke e kundërshtuar vazhdimisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme

"Trainkos" tregon arsyet e prishjes së lokomotivës në trenin Prishtinë-Pejë: Nuk kishte rrezik për udhëtarët

Lajme
​Qeveri e pakicës apo stabile, si pritet të jetë ekzekutivi i ardhshëm?

​Qeveri e pakicës apo stabile, si pritet të jetë ekzekutivi i ardhshëm?

Lajme
Cilat janë përfitimet nga agjërimi, çfarë thotë nutricistja Rexhepi?

Cilat janë përfitimet nga agjërimi, çfarë thotë nutricistja Rexhepi?

Shëndetësi
Prishje e lokomotivës, treni Prishtinë-Pejë ndalon brenda tunelit në Ujmir

Prishje e lokomotivës, treni Prishtinë-Pejë ndalon brenda tunelit në Ujmir

Lajme
Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Kalo në kategori