Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për procedimin e demarkacionit të kufirit me Malin e  Zi.

Ai ka bërë thirrje spektrit politik që ë votojë për interesin e shtetit të Kosovës.


Në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës , i pari i shtetit, raportin me të gjeturat e komisionit shtetëror për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi e ka quajtur qesharak.

“Mund të themi që për mua ishte një lajthitje akademike, krejt qesharak, duke mos prezantuar asnjë argument të ri” ka thënë Thaçi.

“Është momenti që kjo sagë të mbarojë”, u shpreh Thaçi, duke u bërë thirrje që të miratohet marrëveshja e arritur me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.