LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Delegacioni i Kosovës të bëjë hapa të guximshëm në Uashington

Thaçi: Delegacioni i Kosovës të bëjë hapa të guximshëm në Uashington
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se e duartroket udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë për të bashkuar Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshje paqeje.

Thaçi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se inkurajon delegacionin e Kosovës që të bëjë hapa të guximshëm për paqen, pajtimin dhe stabilitetin ekonomik.

“Unë e duartrokas udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë, Presidentin Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell, për të bashkuar Kosovën e Serbinë përsëri, në kërkim të një marrëveshje paqeje. Unë inkurajoj delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm për paqen, pajtimin dhe prosperitetin ekonomik”, ka shkruar Thaçi.


Ndryshe edhe pak orë në Uashington do të nis takimi në mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën kryesimin e këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare,
Robert O’Brien, si dhe të dërguarit të posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell. /Telegrafi/