LAJMI I FUNDIT:

Thaçi bën homazhe të varri i Adem Demaçit: Do të kujtohet gjithmonë nga shteti ynë dhe nga bota demokratike

Thaçi bën homazhe të varri i Adem Demaçit: Do të kujtohet gjithmonë nga shteti ynë dhe nga bota demokratike

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Thaçi ka thënë se Demaçi gjithë jetën ia kushtoi ndërtimit të shtetit të Kosovës.

“U bë një vit pa simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaç,i që gjithë jetën ia kushtoi lirisë, pavarësisë, ndërtimit të shtetit të Kosovës, njeriut të orientimit euroatlantik, mund të themi lirisht edhe themeluesit e babait të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.


Sipas tij çdo nderim për Adem Demaçin është nderim për sakrificën e të gjithë atyre njerëzve që kanë rënë për lirinë e Kosovës, dhe për marrjen e energjive të reja që të lëvizim sa më shpejt në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës.

“Vlera dhe kontributi i angazhimit të Adem Demaçit do të nderohet dhe do të kujtohet gjithmonë nga shteti i Kosovës, sikur që është sot me nderime shtetërore. Në të njëjtën kohë do të jetë një vlerë e respektuar dhe e çmuar lartë nga i gjithë kombi shqiptar, sikur që do të jet i vlerësuar gjithmonë në përjetësi nga bota demokratike. Çdo nderim për Adem Demaçin është nderim për sakrificën e të gjithë atyre njerëzve që kanë rënë për lirinë e Kosovës, për luftën e UÇK-së, për vuajtjet e kaluara në burgje e kazamatet serbe, e në të njëjtë kohë është edhe marrje e energjive të reja që të lëvizim sa më shpejt në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit tonë në përspektivë të sigurt për në NATO, Bashkim Evropian, dhe raporte të përhershme me SHBA-në”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori