Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë akuza në drejtim të zyrtarëve të Vetëvendosjes për procese të ndryshme historike.
Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka folur për vizitën e fundit në Uashington dhe Bruksel.
“Qëllimi i vizitës ka qenë për të parë se si po shkojnë zhvillimet aktuale dhe ku është e pozicionuar Kosova karshi perspektivës Euro-Atlantike. Vizita në Bruksel pikë së pari ka qenë për liberalizimin e vizave e më pas edhe për mundësinë e vazhdimit të dialogut dhe marrëveshjen e mundshme finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe punët që ne duhet t’i kryejmë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Presidenti ka vlerësuar si të arritur historike marrëveshjen ekonomike në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi thotë se tashmë është e qartë se ka ardhur momenti që në tavolinë të hidhet tema e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
“Pika e parë duhet të jetë njohja, pastaj pikat tjera janë shumë lehtë të kalueshme. Por nuk mendoj se duhet të diskutojmë për çështje që kemi diskutuar tash e dhjetë vite”.
I pari i vendit ka ripërsëritur se nuk do të ketë “thika” mbi Kosovën.
“Ata që kanë përmendur këto teza le të kërkojnë falje para popullit të Kosovës”.
Thaçi ka akuzuar Vetëvendosjen se ka qenë në anën e gabuar të historisë.
“Unë kam qenë në anën e drejtë të historisë edhe kur është nënshkruar marrëveshje e Rambujesë, ndërsa zotërinjtë kanë qenë kundër bombardimeve të NATO-s dhe e kanë quajtur okupatorë NATO-n në Kosovë. Gjithashtu edhe procesin e themelimit të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës e kanë parë si kapitullim të Kosovës ndërsa këto trupa rezultuan me formimin e ushtrisë së Kosovës. Edhe Pavarësinë e Kosovës e kanë quajtur diçka të pa mjaftueshme dhe nuk kanë besuar se do të ndodhë. Kosova u dëmtua edhe nga mollotovët e tyre, gazin lotsjellës që e kanë gjuajtur, madje edhe kanë dëmtuar procesin e liberalizimit të vizave”, tha ndër të tjera Presidenti Thaçi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Padi ndaj Kuvendit dhe kompanisë, punëtorët greviste kërkojnë pagat gjatë grevës

Specialja merr vendim për lirimin me kusht të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit

Nga fillimi i muajit shkurt janë gjobitur 18.132 persona për shkelje të rregullave në komunikacion në Maqedoni

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës