Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në 21 vjetorin e rënies së tij.

Thaçi, përmes një opostimi në Facebook, ka thënë se Agim Ramadani ka qenë njëri prej strategëve më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Postimi i plotë i Thaçit:"Sot, 21 vjet pas rënies heroike, me respekt të thellë e kujtojmë Agim Ramadanin, njërin prej strategëve më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Katana” dhe bashkëluftëtarët e tij me vullnet të pathyeshëm dhe trimëri të rrallë luftuan përballë ushtrisë serbe dhe thyen kufirin shqiptaro-shqiptar. Falë sakrificës së djemve dhe vajzave më të mira të vendit tonë, të burrave dhe grave, të martirëve dhe gjithë rezistencës qytetare, sot Kosova është shtet i lirë, sovran dhe demokratik", ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/