Ajo edhe këtë verë ka qenë tejet e angazhuar me mbrëmje e koncerte muzikore nëpër vende të ndryshme.
Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur, Teuta Selimi, e cila pavarësisht kohës së gjatë në skenë, vazhdon të jetë shumë e kërkuar.
Si një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë edhe 47 vjeçarja ka përfunduar sezonën e verës.
E njëjta ka falënderuar fansat për përkrahje, të gjithë ata që e kanë ndjekur nëpër ndeja.
“Ishte një verë e paharruar, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar ajo.
Veç kësaj, Selimi ka publikuar edhe këngë të reja e në mesin e tyre edhe bashkëpunime.
E fundit mbetet “U harrua” në duet me artistin e njohur nga Shqipëria, Skerdi Agon. /Telegrafi/