Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook thotë se takimi me kreun e AAK-së dhe kandidatin e koalicionit PAN (PDK-AAK-NISMA) për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë takim miqësor.
“Z. Haradinaj është një mik i madh i familjes tonë, që nga viti 2004, kur presidenti Rugova lidhi marrëveshje koalicioni me të dhe e zgjodhi kryeministër”, thotë ajo, teksa shton se e di që me votën e saj pro zgjedhjes së Hashim Thaçit për president ka zhgënjyer elektoratin, porse vendimi i saj thotë se ka qenë “drejtpërdrejtë vazhdimësi e traditës së babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, që të respektojmë marrëveshjet dhe të bëjmë kompromise të mëdha”.
Përmes këtij postimi, ajo kërkon nga strukturat udhëheqëse të LDK-së, “që në Qeverinë e gjerë dhe stabile që po kërkohet nga miqtë tanë të përhershëm”.
“Nëse dikush dëshiron inate dhe bllokada, ja ku është Serbia, ja ku është Mitrovica”, ka shkruar ajo.
Postimin e saj mund ta lexoni të plotë më poshtë:
“Së pari dua t’ju falënderoj të gjithëve për besimin që më keni dhënë që t’ju përfaqësoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Njëkohësisht uroj të gjithë kolegët që janë zgjedhur dhe ju siguroj se do të vazhdojmë të gjithë së bashku të punojmë me përgjegjësinë më të lartë për shtetin tonë. Më vije keq për koleget të cilët nuk janë zgjedhur, duke u ndëshkuar nga elektorati për arsye të respektimit të vendimeve të partisë, në votimet e ndryshme që kemi pas në Kuvend.
Unë e di se me qëndrimin tim në sallën e Kuvendit dhe me pjesëmarrjen time në votimin për president ne shkurtin e vitit te kaluar mund të ju kam zhgënjyer, mirëpo kjo ka qenë drejtpërdrejtë vazhdimësi e traditës së babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, që të respektojmë marrëveshjet dhe të bëjmë kompromise të mëdha.
Babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, gjithmonë ka punuar për një Kosovë të Pavarur, Demokratike e integruar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në lidhje dhe miqësi të përhershme me SHBA-të. Presidenti Rugova nuk e ka krijuar LDK-në për opozitë, sepse LDK është thelbi i shtetësisë së Kosovës dhe gjithmonë do të jetë.
Sot familja jonë priti në një vizitë miqësore z. Ramush Haradinaj në shtëpinë tonë. Ishte një takim shumë miqësor sepse z. Haradinaj është një mik i madh i familjes tonë që nga viti 2004 kur presidenti Rugova lidhi marrëveshje koalicioni me të dhe e zgjodhi Kryeminister, prandaj vizitat e tij gjithmonë janë shumë të mirëseardhura për ne. Unë jam deputete e zgjedhur e LDK-së dhe ashtu si kam vepruar e votuar në të kaluarën do të veproj edhe gjatë këtij mandati duke pasur interes primar gjithmonë ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës.
Nëse dikush dëshiron inate dhe bllokada, ja ku është Serbia, ja ku është Mitrovica, ja ku është inati me BE-në që po na mbanë të izoluar, ja ku janë shtetet që nuk na njohin dhe ja ku janë grupet politike që anatemojnë shtetin tonë! Unë e di se si do të kishte vepruar babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova! E dini edhe JU! Andaj veproni!
Demokracia zhvillohet kur të fuqizohet pavarësia e shtetit tonë, sakaq edhe trinomi i babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova: Liri, Pavarësi dhe Demokraci që nënkupton lirinë qe e fituam më 1999, pavarësinë e Kosovës të njohur më 17 shkurt 2008, por duhet të punojmë shumë që të bëhemi shtet anëtar i plotë i OKB-së dhe atëherë e kemi sigurinë tonë dhe mund të përqendrohemi në demokratizimin e vendit si pikë e tretë e trinomit të Presidentit Rugova. Demokracinë tonë në Kosovë që është ende e re, po e mbanë peng reforma shumë e nevojshme zgjedhore, që duhet të ndodhë sa më parë, me qëllim të tejkalimit të ngërçeve që po ndodhin secilën herë pas proceseve zgjedhore.
Unë kërkoj nga strukturat udhëheqëse të LDK-së, që në Qeverinë e gjerë dhe stabile që po kërkohet nga miqtë tanë të përhershëm, SHBA-të dhe BE-ja, në marrëveshjen e koalicionit, para ndarjes së përgjegjësive qeveritare të vendosen prioritetet për qytetarët e Kosovës, e që janë: formimi i ushtrisë, zgjidhja e problemit të demarkacionit që do të rezultonte me liberalizim vizash, reforma zgjedhore dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.
Nuk është e drejta jonë të injorojmë votën e qytetarit, por nuk është as e drejta jonë të injorojmë bashkëpunimin e ngushtë të babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, me Ramush Haradinajn. Unë ju siguroj se babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, në situatën e sotme kurrsesi nuk do të kishte udhëhequr LDK-në në asi mënyre që të bllokoj proceset dhe të injoroj rekomandimet e miqve tanë të përhershëm, SHBA-ve dhe BE-së” (sic.), ka shkruar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova